Të dhëna të mbrojtura
Qasja është e kufizuar për ekipin e autorizuar dhe informacioni mbahet brenda sistemit të zyrës.
ZYRA E KONTABILITETIT FINN
MyFinn e mban punën e zyrës në një vend: të dhëna të qarta, procese të kontrolluara dhe dokumente gati kur duhen - nga faturimi elektronik te ekstraktet bankare.
Qasja është e kufizuar për ekipin e autorizuar dhe informacioni mbahet brenda sistemit të zyrës.
Faturat elektronike dërgohen drejtpërdrejt në sistemin e UJP-së, sipas standardit.
Izvodet vijnë automatikisht në sistem nga bankat kryesore të vendit - pa shkarkim e pa konvertim me dorë.
UJP, PIOM, FZOM, inspektorati, kontratat e vendimet - mbushen vetë me të dhënat e firmës dhe të punëtorit, gati për printim.
Punëtorët, kontratat, pushimet dhe pagat në një vend, të lidhura në një rrjedhë të vetme pune.
Sistemi lajmëron vetë për afatet që afrohen - TVSH, akontacion, kontrata e licenca që skadojnë - që të mos humbet asnjë afat.
Platforma zhvillohet vazhdimisht sipas nevojave reale të zyrës dhe klientëve.
TRI HYRJE
Nga i njëjti program hyjnë tre lloje përdoruesish. Zyra vendos me një klikim se kush çfarë sheh - dhe askush s'sheh më shumë se aq.
Pronari ose kontabilisti i firmës sheh vetëm firmën e vet: faturat, ekstraktet, punëtorët, deklarimet dhe dokumentet - seksion për seksion, siç i lejon zyra.
Punëtori sheh vetëm të dhënat e veta: kontratën, fletën e pagës, pushimet dhe dokumentet e tija. Kërkesat për pushim shkojnë drejt te firma.
Blerësi i firmës sheh vetëm faturat e veta - të hapura e të paguara - dhe i shkarkon kur i duhen, pa e pyetur askënd.
KËRKO OFERTË
Shkruani dy fjalë për firmën dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin dhe çka përfshihet. Pa detyrim.
NA KONTAKTONI
Jemi këtu për çdo pyetje mbi programin, qasjen e klientit dhe bashkëpunimin me zyrën.